Paraditen e së hënës, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z.Agron Tare, ka mirëpritur në takim një delegacion italian, pjesë e të cilit ishte Kuestori i Barit, Dirigente Giuseppe Bisogno, Presidenti i Autoritetit të Sistemit Portual të Detit Adriatik Meridional(ku bëjnë pjesë Porti i Barit, Brindisit, Manfredoonia, Barletta dhe Monopoli), z. Ugo Patroni Griffi, Komandanti Provincial i Guardia di Finanza në Bari, Gjeneral Brigade Roberto Pennoni, Drejtuesi i DIGIOS, Michele De Tullio, Komandanti i Guardia di Finanza të Portit të Barit, Kolonel Antonio Sederino, Konsulli i Përgjithshëm shqiptar në Bari, Ing. Adrian Haskaj dhe Kryekomisar i Konsullatës shqiptare në Bari, Dr.Artur Beu
Gjatë takimit në ambientet e APD-së, z.Tare i bëri të ditur të pranishmëve rëndësinë e bashkëpunimit mes Portit të Barit dhe atij të Durrësit, si një pikë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Italisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte siguria publike në zonat e porteve dhe qyteteve, si element themelor për zhvillimin e ekonomisë së dy vendeve.