APD/Mbahet në Portin e Durrësit takimi dyditor i porjektit TREASURE me pjesëmarrjen e ekspertëve nga 8 vende të Europës

19.02.2025

Është zhvilluar në Autoritetin Portual Durrës takimi i tretë i projektit #TREASURE, ku bëjnë pjesë partnerë nga Europa dhe Ballkani,  një iniciativë e mbështetur nga Interreg Euro-MED dhe Bashkimi Evropian. Ky projekt ka si qëllim kryesor përmirësimin e cilësisë së ujërave dhe ruajtjen e biodiversitetitnë rajonin mesdhetar përmes metodash inovative të monitorimit dhe rehabilitimit mjedisor.

Gjatë takimit, ekspertët nga tetë vende të Evropës diskutuanmbi:

• Metodat e mbledhjes së të dhënave për analizën  mjedisore nëporte, për të siguruar informacione të  sakta dhe në kohë për menaxhimin ambiental.

• Procedurat e prokurimit publik dhe testimin e  teknikave të reja për pastrimin e ndotjes, duke kontribuar në zhvillimin e praktikave të qëndrueshme.

• Zgjidhjet inovative për menaxhimin e cilësisë së ujërave dhe mbrojtjen e biodiversitetit, duke ndihmuar në ruajtjen e ekosistemit detar.

• Sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e qëndrueshëm të Portit të Durrësit, për të siguruar një të ardhme më të gjelbër dhe më  të qëndrueshme.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për përmirësimin e menaxhimit mjedisor në portet mesdhetaredhe ndihmon në sjelljen e zgjidhjeve konkrete për mbrojtjen e ambientit tonë.

Bashkëpunimi ynë me partnerët shërben si një model për sistemin portual në rajon në përballjen me sfidat ekologjike dhe krijimin e një të ardhme më plotësuese për brezat e ardhshëm.