APD: Mbërrijnë dy kroçera me 877 turistë, vizita në qendra historike dhe arkeologjike

-Që nga fillimi i vitit në portin e Durrësit janë ankoruar 11 kroçera me 2.194 turistë gjithsej-

Sot në orët e para të mëngjesit në kalatat 4 dhe 5 të portit të Durrësit u ankoruan kroçerat “La Belle De L’Adriatique” dhe “Seven Seas Voyager”, me 877 turistë gjithsej.

Turistët e organizuar në grupe dhe nën kujdesin e operatorëve turistikë janë nisur me autobuzë drejt qyteteve të Krujës, Beratit dhe Tiranës, ku do të vizitojnë qendrat historike dhe muzeale. Një pjesë e tyre kanë preferuar të qëndrojnë në Durrës për të vizituar Muzeun Arkeologjik të qytetit si dhe Amfiteatrin antik.

APD ka krijuar të gjitha kushtet për sigurinë edhe lëvizjen e turistëve në territorin portual.