Sot paradite në portin e Durrësit mbërriti veliera “Sea Cloud” më 56 turistë të huaj në bord, 51 prej të cilëve nga SHBA, si dhe nga Kosta Rika, Kanadaja dhe Gjermania.
Shumë prej udhëtarëve me të mbërritur në port u nisën drejt Krujës dhe Tiranës, ndërsa të tjerët do të vizitojnë qendrat historike dhe arkeologjike të Durrësit.
Nga të dhënat e agjencisë së lundrimit “Intermed Shiping” mësohet se veliera që po kryen një udhëtim turistik në Mesdhe është nisur natën e kaluar nga Kotorri (Mali I Zi), ndërsa sot në mbrëmje do të vijojë lundrimin drejt portit të Sarandës.
Veliera “Sea Cloud” me një personel prej 58 vetësh ka një gjatësi 110 metra dhe është e regjistruar në portin e La Valetas. Ajo viziton Durrësin që prej 7 vjetësh. Që nga fillimi i qershorit ajo është ankoruar tre herë në portin e Durrësit