Mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit është ankoruar anija ushtarake “MV EDDYSTONE” pjesë e kapaciteve logjistike ndihmuese të misionit të KFOR.
Falë organizimit dhe logjistikës së mundësuar nga Autoriteti Portual, Kapitenerisë së Portit dhe opertorëve privatë, u bë i mundur shkarkimi i të gjithë ngarkesës së anijes, për të vijuar më pas transportin drejt Kosovës.
“MV EDDYSTONE” është një anije Roll-on/roll-off (Ro-ro), anije mallrash e dedikuar për transportin e mjeteve motorike, e ndërtuar në vitin 2002. Ka thellësi prej 5.5 m, gjatësi prej 193 m dhe gjerësi 26.07 m. Ndërsa kapaciteti i saj mbajtës arrin deri në 23,235 tonë.
Pjesë e projektit të Portit të ri të integruar të Durrësit në Porto Romano është dhe ndërtimi i një faciliteti autonom/bazë detare moderne që i përgjigjet nevojave të Forcës tonë Detare si dhe nevojave logjistike dhe të dislokimit të NATO-s.
Për zhvillimin e kësaj baze detare ka filluar bashkëveprimi intensiv me strukturat e aleancës dhe do të mbahen këtë muaj takime në nivel teknik.