🌐Shërbime portuale ONLINE🌐
Me rritjen e fluksit në regjimin e hyrje-daljeve në Portin e Durrësit, paralelisht është rritur dhe numri i aplikimeve për hyrje ditore individuale ose me automjete.
Vetëm përgjatë muajit korrik janë pajisur me leje ditore rreth 13, 720 subjekte prej të cilëve 5, 155 janë leje ditore individuale dhe 8, 565 aplikime për mjete/ automjete transporti.
Për t’ju gjendur sa më pranë përdoruesve të portit, Autoriteti Portual Durrës ka vënë në dispozicionin shërbimin online “Apliko për leje ditore”, në faqen zyrtare http://localhost/apd, i cili shmang pritjen dhe radhët e panevojshme.
Punonjësit tanë ndodhen në shërbim 24/7 në të gjitha pikat hyrëse-dalëse, për t’ju shërbyer pa asnjë vonesë.
ONLINE 👉 https://durresport.al/aplikim-per-leje/



