Fluksi i hyrje daljeve nëpërmjet Portit të Durrësit, vijon të jetë në rritje, kryhesisht në numrin e pasagjerëve në hyrje.
Tragetet kanë shtuar numrin e lundrimeve të tyre me doppio- corse, ndërkohë vihet re se numri i pasagjerëve në hyrje është më i madh se numri i pasagjerëve të cilët nisen drejt brigjeve të italisë.
Në fundjavë kanë hyrë në Portin më të madh të vendit 17, 100 pasagjerë, nga ku 8, 704 shtetas shqiptare dhe 8396 shtetas të huaj shoqeruar me 5, 343 automjete në hyrje dhe 2, 036 automjete nisur nga porti i durrësit drejt italisë.
Vihet re që kemi një rritje të numrit të shtetasve të huaj të cilët vizitojnë Shqipërinë si dhe shtetas shqiptarë të cilët zgjedhin si destinacion për të kaluar pushimet verore, atdheun e tyre Shqipërinë.