Mbi 288 mijë ton çimento gjithsej janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë vitit 2018.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, 182.357 ton i përkasin eksporteve, prodhime të fabrikave të rajonit të Fushë Krujës, të cilat ngarkohen në anije tregtare kryesisht në Terminalin Lindor.
Ndërkohë në kalatat e Terminalit Perëndimor janë shkarkuar gjatë vitit të kaluar 106.133 ton çimento e importuar për llogari të biznesit shqiptar. Eksporti i çimentos nga Durrësi drejt vendeve të tjera po vijon edhe në këtë fillim viti. Çimento e prodhuar në fabrikat pranë Fushë Krujës dhe që shfrytëzohet për industrinë e ndërtimit i është drejtuar kryesisht porteve të Margheras (Itali) dhe të Maltës.
Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit u përpunuan mbi 3.6 milion ton mallra gjithsej.