Mbi 367 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj kanë preferuar të udhëtojnë me tragete nga/drejt Durrësit gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.
Shifrat janë bërë të njohura nga Sektori i Statistikave në APD, që raporton rritje në numrin e lundrimeve si dhe në numrin e udhëtarëve krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2018.
Vetëm gjatë muajit korrik tragetet e linjave nga Durrësi dhe anasjelltas janë shfrytëzuar nga 117 mijë udhëtarë.Numri i udhëtarëve që mbërrijnë me tragete nga Bari, Ankona dhe Trieste në Durrës ka arritur në mbi 201 mijë në 7 muaj është rritur me 2 %, si në hyrje edhe në dalje nga Durrësi-thanë burimet.
Ndërkaq, mësohet se mbi 110 mijë udhëtarë të huaj kanë udhëtuar me tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës-Ankona-Trieste e kthim. Brenda 7 muajve tragetet kanë kryer 577 lundrime vajtje-ardhje gjithsej.