21.10.2025
Në ambientet e Autoritetit Portual Durrës u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit të Sigurisë, një strukturë e përhershme që garanton bashkërendimin ndërinstitucional për menaxhimin e sigurisë brenda territorit portual.
Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe agjencive që operojnë në port, si edhe organet ligjzbatuese, të cilët diskutuan mbi ecurinë e sezonit turistik 2025 dhe masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Në fokus të takimit ishte vlerësimi i zbatimit të planit të masave të sigurisë dhe përcaktimi i veprimeve në vijimësi, me qëllim sigurimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe të mbrojtur për të gjithë përdoruesit e portit.
Autoriteti Portual Durrës vijon të mbetet i angazhuar në përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe në forcimin e bashkëpunimit me të gjitha strukturat operuese, për të garantuar funksionim të sigurt dhe efikas të portit më të madh në vend.




