Autoriteti Portual Durrës është pjesmarrës në Panairin e Punës 2016, i cili u çel më 28 prill paradite në Tiranë.
Panairi është organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Në Pallatin e Kongreseve kanë paraqitur ofertat e tyre të punësimi në sektorë të ndryshëm të tregtisë, hotelerisë, turizmit etj. rreth 130 kompani dhe biznese.
I pranishëm në hapjen e këtij Panairi, Kryeministri Edi Rama tha se janë 8 mijë vende pune në dispozicion të punëkërkuesve, duke sqaruar se bizneset kërkojnë njerëz profesionistë. Panairi ka qendruar i hapur deri më 30 prill