APD mikpret seminarin ndërkombëtar “Zhvillimi i qendrueshëm i Metropoleve”.

APD ishte sot mikpritëse e seminarit “Zhvillimi i qendrueshëm i Metropoleve”. Ky cikel seminaresh me specialistë të huaj drejtohet nga “AVITEM” (Agjensia Franceze për Zhvillim të Qëndrueshëm në Mesdhe), Banka Botërore , Agjensia Franceze e Zhvillimit, GIZ dhe Ambasada Franceze ne Shqiperi.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Afrim Bakaj, uroi mirëseardhjen “në portin dhe qytetin më të lashtë të vendit tonë” dhe i hapi rrugë fillimit të seminarit, i cili trajton kryesisht problematikat e territorit të bipolit Tiranë-Durrës.

Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli dhe znj Alba Canaj referuan në seminar studimin “Nga projektet në veprim”, duke u ndalur ve[mas në zhvillimet e metropolit Tiranë – Durrës, si dhe në projektet kryesore të sistemit rrugor në të gjithë vendin, e po ashtu edhe në projektet për aeroportet alternative dhe sistemin hekurudhor. Të pranishmit që vijnë nga Franca, Tunizia, Maroku e Algjeria shfaqën mjaft interes për portin e Durrësit gjatë vizitës 1-orëshe në Terminalin Perëndimor dhe në atë të Trageteve, ku specialistët e sektorit të Promocionit ofruan të dhëna mbi zhvillimet portuale të kohëve të fundit, si dhe për projektet e afërta të Thellimit të basenit dhe kanalit hyrës

Të dhënat e specialistëve portualë vijuan edhe gjatë seminarit, që u zhvillua në sallën e Trajnimeve në APD.

Organizatorët thanë se dy seminaret e shkuara, u zhvilluan ne Marok dhe ne Tunizi, ndërsa në Tiranë dhe Durrës seminari po zhvillohet nga 9-14 dhjetor.