APD mikpret Takimin “Zhvillimet dhe sfidat e Auditit të Brendshëm” me drejtuesit e Njësive të auditimit në sektorin publik

Drejtuesit e Njësive të Auditimit të Brendshëm në sektorin publik po zhvillojnë sot në Sallën e Trajnimeve të Autoritetit Portual Durrës një Takim të Organizuar nga Ministria e Financave.

Drejtori i përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Afrim Bakaj, pasi përshëndeti të pranishmit vlerësoi punën e audituesve të sektorit publik.

Z. Bakaj shtoi se edhe në raste të tjera në mjediset e APD janë mirëpritur drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të vendit, të cilat kanë gjetur kushte optimale për zhvillimin e veprimtarive të tyre.

Më pas zv. ministri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi trajtoi tematikën e “Auditimit të detyrimeve të prapambetura dhe projekteve të Bashkimit Europian”.

Në Takimin që po vijon në mjediset e APD marrin pjesë rreth 80 auditues nga I gjithë vendi.