Autoriteti Portual Durrës do të jetë nesër mikpritës i Konferencës mbi arritjet e vitit 2014 dhe sfidat e vitit 2015 në sektorin e porteve dhe transportit detar.
Në Konferencë do të jetë i pranishëm Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës z.
Edmond Haxhinasto.
Në Konferencën e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës do të marrin pjesë drejtues të porteve të Vlorës, Sarandës, Shëngjinit dhe Durrësit, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.
Drejtori ekzekutiv i APD, Selim Belortaja; drejtori i portit të Vlorës sh.a. Xhevahir Çeloaliaj; drejtori i portit të Sarandës, Sotir Davella dhe ai i portit të Shëngjinit, Gjovalin Tusha do të referojnë mbi arritjet e vitit 2014 dhe sfidat e vitit që sapo ka nisur.
Konferenca është organizuar në formën e Tryezës së rrumbullakët me praninë e medias.
Konferenca do të zhvillohet ditën e mërkurë në ora 13.00 në sallën e Konferencave të portit të Durrësit.