Mjetet lundruese turistike që vizitojnë Durrësin edhe gjatë këtij sezoni veror do të sistemohen në molin 4, thuajse në qendër të basenit portual.
Javët e fundit numri i jahteve në portin më të madh të vendit është rritur dhe përveç shërbimeve e furnizimit me karburant, turistët dhe personeli i mjeteve lundruese mund të vizitojnë qytetin. Vendimi u morr nga Drejtoria e Pergjithshme Detare.
Nga stafi i Shërbimeve Operacionale ne APD mësohet se në të gjithë gjatësinë e molit 4 mund të ankorohen deri në 15 jahte dhe skafe.
Tashmë punonjësit e Terminalit Perëndimor, të mbështetur nga grupi i palombarëve kanë krijuar kushtet e përshtatshme për ankorimin e jahteve dhe motoskafeve, si dhe për qëndrimin e tyre disaditor në të gjithë gjatësinë e molin nr 4.
Në thellësinë nënujore prej disa metrash janë vendosur blloqe betoni, të cilët mund të zhvendosen lehtësisht edhe për shërbime të tjera.
Që nga fillimi i këtij viti në portin më të madh të vendit kanë mbërritur 40 jahte dhe skafe turistike.