APD: Moti i keq dhe deti i trazuar, tragetet nga Durrësi dhe Bari nisen me vonesa disaorëshe

Pas 36 orëve me det të trazuar dhe me reshje shiu sot, në orët e para të mëngjesit në portin e Durrësit po rikthehet normaliteti. 

Trageti “Bari” i linjës Durrës – Bari sot rreth orës 8.30 u nis drejt portit italian, me një vonesë prej 10 orësh që u shkaktua nga kushtet detare të rënduara.   

Ndërkaq, mësohet se megjithë kushtet e vështira detare edhe tragetet “AF Francesca” dhe “Rigel III” janë nisur vonesa të mëdha nga porti i Barit drejt Durrësit.

Në kalatat e portit vijon pa probleme përpunimi i anijes më skrap “NS Sprinter”, ndërsa ende nuk ka rifiluar përpunimi i dy anijeve të tjera me çimento.  Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë penguar gjatë ditës së djeshme përpunimin nrmal të anijeve, ndërsa lundrimi i trageteve të linjës nga Durrësi, Bari dhe Ankona është vonuar për disa orë si pasojë e kushteve detare.