Autoriteti Portual Durrës ju informon se lundrimet e planifikuara mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit në drejtim të Barit(Itali) janë anuluar, si pasojë e kushteve të motit që priten të përkeqësohen në orët në vijim.
Agjencitë lundrimore “Duni” dhe “GNV” nëpërmjet komunikimit zyrtar me Dispeçerinë qendrore të APD-së, bëjnë me dije se tragetet “Aurelia” dhe “Bari” nuk do të nisen në orën 23:00 sipas parashikimit.
Për të gjitha biletat e rezevuara, kompanitë do të kujdesen për shtyrjen (sapo të rinisin lundrimet) ose rimburësimin e plotë të tyre, sipas kërkesës së udhëtarëve.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe ju ftojmë që për informacione të mëtejshme të vizitoni faqen tonë zyrtare, https://durresport.al/index.php/kategoria/raporti-ditor-i-trageteve