Ndërhyrja në kohë e forcave Zjarrfikëse të APD-së parandaloi sot në mesditë përhapjen e flakëve në një banesë private.
Forcat zjarrfikëse portuale, pas sinjalizimit për shfaqjen e vatrës së zjarrit në një banesë shumë pranë APD-së , kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur fillimisht evakuimin e banores së rrezikuar dhe më pas shuarjen e zjarrit
Reparti i Zjarrfikëseve pranë Autoritetit Portual Durrës, përveç veprimtarisë kryesore brenda territorit portual ka marrë pjesë edhe në operacionet e shpëtimit dhe mbrojtjes kundër zjarreve në hapësirën e qytetit të Durrësit.