APD nderohet me Çmimin Europian për Praktikat më të Mira

Autoriteti Portual Durrës është nderuar këto ditë me Çmimin Europian për Praktikat më të mira. Në Konferencën e organizuar në Bruksel morri pjesë znj. Sonila Toska, zv. Drejtore ekzekutive e APD. Në veprimtarinë e 11-12 majit 2018, organizuar nga Shoqata Europiane për Kërkimin e Cilësisë morrën pjesë përfaqësues të Institucioneve publike dhe kompanive private nga 40 vende të botës.Gjatë Konventës, që u zhvillua në ditën e parë të veprimtarisë, pjesmarrësit prezantuan institucionet dhe bizneset e tyre, ndërsa në mbrëmjen e ditës së dytë u ndanë Çmimet Europiane për organizatat, kompanitë, administratat publike dhe individët me praktikat dhe rezultatet më të mira në strategjitë e menaxhimit cilësor.