APD: në 36 orët e ardhshme priten 5 anije me mallra dhe kontejnerë

Pesë anije tregtare me mallra të ndryshme priten gjatë 36 orëve të ardhshme në portin e  Durrësit.

Nga burime të Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual, mësohet se dy anije të specializuara me 470 kontejnerë gjithsej do të mbërrijnë në radën portuale pas disa orësh, ndërsa tre anijet e tjera me 15 mijë ton mallra të ndryshme gjithsej do të jenë në port ditën e enjte.

Sipas të njejtave burime, dy prej tyre do të shkarkojnë në portin më të madh të vendit përkatësisht 5,500 ton grurë dhe 5,500 ton nitrat, ndërsa e treta do të ngarkohet me 4,100 ton çimento për eksport. Sot paradite në kalatat e portit po përpunohen dy anije me 8,500 ton grurë dhe pleh bujqësor gjithsej.

img_9719
img_9736
img_7737
img_9567
img_9721