APD: në 6 muaj përpunohen 92 anije me mbi 65 mijë kontejnerë TEU

Në Terminalin e Kontejnerëve gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti janë përpunuar 92 anije të specializuara.

Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar 11.267 kontejnerë më shumë se sa në janar-qershor 2018.

65.175 kontejnerë me mbi 743 mijë ton mallra gjithsej janë përpunuar në Terminalin përkatës në 6 muajt e parë të vitit 2018, ose mbi 87 mijë ton më shumë se në të nejtën periudhë të vitit 2017.

Numri i kontejnerëve për eksport në këto 6 muaj, 32.585 TEU gjithsej, është thuajse i barabartë me numrin e kontejnerëve nga importi, që kanë mbërritur me anije në Durrës.