Në kalatat e portit të Durrësit gjatë 7 muajve të parë të këtij viti janë përpunuar 321 anije dhe 551 tragete, pa përmendur ankorimin e 233 jahteve turistike dhe dy kroçerave.
Sipas Sektorit të Statistikave në APD, numri më i madh i anijeve për periudhën janar-korrik 2018 është përpunuar në Terminalin e Mallrave Gjenerale (Terminali Perëndimor), 139 anije gjithsej. Në Terminalin Lindor janë përpunuar 74 anije, ndërsa në Terminalin e Kontejnerëve gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti janë përpunuar 108 anije gjithsej. Nga anijet dhe tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim janë përpunuar në 7 muaj 2018 mbi 2.1 milion ton mallra të ndryshme importi dhe eksporti