APD: Në 7 muaj, mbi 2.1 milion ton mallra me anije dhe tragete

Anijet dhe tragetet që janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti kanë transportuar thuajse të njejtën sasi mallrash, me periudhën 7-mujore të vitit 2017.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se nga anijet dhe tragetet janë përpunuar 2.125.170 ton mallra gjithsej, ose 4.383 ton më shumë se sa në janar-korrik të vitit 2017.

Tragetet kanë transportuar mbi 520 mijë ton mallra, ose 8 përqind më shumë se sa në 7-mujorin e vitit 2017, ndërsa nga anijet tregtare janë përpunuar mbi 1.6 milion ton mallra, ose 2 përqind më pak se sa periudhën 7-mujore të vitit 2017.

Burimet shtojnë se mbi 1.4 milion ton mallra i përkasin importeve drejt Durrësit, ndërsa 719 mijë ton të tjerë eksporteve nga Durrësi drejt porteve të tjerë.