APD/ Në 7 muaj përpunohen 796 mjete lundruese në Terminalet e portit/ 31 gusht 2020

796 mjete lundruese të tipeve të ndryshme janë akostuar gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti në portin e Durrësit.

Bashkë me strukturat e APD-së, për pritjen dhe përpunimin e tyre janë angazhuar edhe institucionet ligjzbatuese si; Policia e Kufirit, Kapiteneria e Portit, Dogana, etj.

Nga të dhënat që ofron Sektori i Statistikave në APD, mësohet se numri i anijeve tregtare që janë përpunuar në të tre Terminalet është thuajse i njejtë me atë të vitit të kaluar, ndërsa për shkak të pandemisë është shënuar një rënie në lundrimin e trageteve, jahteve dhe kroçerave drejt Durrësit dhe anasjelltas.

Në Terminalin Lindor janë akostuar me qëllim përpunimi 77 anije, ndërsa në atë Perëndimor 157 anije të tjera.

Ndërkaq, në Terminalin e Konteinerëve numri i anijeve të përpunuara në 7 muaj arrin në 96.

Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e anasjelltas kanë kryer 407 lundrime, ndërsa numri i jahteve arrin në 59 gjithsej.