APD në Edicionin 24 të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës 23-26 nëntor 2017

Autoriteti Portual Durrës do të jetë pjesmarrës në edicionin e 24-rt të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës,.

Sipas organizatorëve Panairi I këtij viti do të zhvillohet në datat 23 – 26 Nëntor 2017, në Pallatin e Kongreseve Tiranë.

APD ka qenë pjesmarrëse thuajse në të gjitha edicionet e fundit të këtij Panairi, përfshirë edhe atë të vitit të kaluar

Panairi Ndërkombëtar të Tiranës vjen si evenimenti i cili i përligj Shqipërisë cilësimin si Portë hyrese drejt Ballkanit, një realitet me mbi 200 milion konsumatorë, 75% e shifrave tregtare me EU, e pa përfshirjen e të cilit, nuk do të kishte Bashkim Evropian të përmbushur-nënvizojnë organizatorët e Panairit në ftesën e tyre për bizneset dhe institucionet.

Edhe ky edicion, do t’i përmbahet hullive të traditës së edicioneve paraardhëse, duke parashikuar mikpritjen në Tiranë të sipërmarrësve dhe vizitorëve profesionistë nga mbi 20 realitete ndërkombëtare: mbi 350 ekspozues të regjistruar dhe mbi 25.000 vizitorë të parashikuar përgjatë ditëve të Panairit.

Panairi i 23-të Ndërkombëtar i Tiranës 2016, solli sipërmarrës, profesionistë dhe tregtarë nga mbi 20 vende të ndryshme të botës si:

Shqipëria, Italia, Greqia, Sllovenia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Austria, SHBA, Hungaria, Republika Popullore e Kinës, Kosova, Serbia, Polonia, Qiproja, Turqia, Malta etj.

Gjatë Panairit 2016 u organizuan takimet e biznesit të mundësuar nga formulat specifike të misioneve tregtare të integruara në strukturën e panairit dhe axhendat e mirë organizuara.