APD në Genova, pjesë e diskutimit mbi dinamikat e qyteteve portualë të Mesdheut

Ekspertët e porteve dhe qyteteve në të dy anët detit Mesdhe janë takuar këto ditë në Xhenova për të diskutuar mbi dinamikat territoriale dhe administrimin e e raporteve mes qyteteve e porteve.

Drejtori i Drejtorisë së Teknike në Autoritetin Portual Durrës, Redi Kodra diskutoi në kuadër të Tavolinës së rrumbullakët për rolin e planit regullues portual në dinamikat territoriale dhe sinergjinë e ndryshimeve portuale. Për të njejtën temë dikutuan edhe Marie Baduel nga AVITEM, Konstantia Nikopoulou nga MedCités, Mustafa Hijazi nga Saida (Liban) nën moderimin e Beatrice Moretti e Shkollës Politeknike të Genovës.

“Roli qendror i qyteteve dhe përdoruesve, aktorët kyç të hapësirës urbane, dhe ndërgjegjësimi gjithnjë e më i madh për të ruajtur mjedisin na drejtojnë gjithmonë në një raport më të ngushtë mes politikës, së cilës i përkasin vendimet politike dhe ekspertëve të fushës, teknologjive të reja, programimit dhe zhvillimit-shkruan gazeta “La voce di Genova” për pritshmëritë e Takimit.

“Rrjeti i zhvilluesve të qyteteve të Mesdheut për të ardhmen” përmbledh praktikat më të mira të planifikimit urban, për tu përballur me vështirësitë e urbanizimit dhe spostimet në rritje të popullsisë në zonat bregdetare, dhe për të mbështetur raportet mes investitorëve, planifikuesve, operatorëve dhe ndërmarrjeve.