APD: në korrik 2019 me tragete mbërritën në Durrës mbi 85 mijë udhëtarë

85.628 udhëtarë kanë mbërritur me tragete gjatë muajit korrik në portin e Durrësit, duke shfrytëzuar linjat detare nga portet e Barit, Ankonës dhe Triestes.

Nga të dhënat operative të APD, mësohet se kjo shifër është rreth 3 mijë njësi më e lartë se sa në korrik të vitit të kaluar. Ndërkaq, sipas të njejtave të dhëna, duke i shtuar edhe shifrat e udhëtarëve që janë nisur nga Durrësi drejt porteve të  vendit fqinj numri i përgjithshëm i udhëtarëve që kaluan nga porti më i madh i vendit në korrik 2019 arrin në 117.611 gjithsej.

Brenda një muaji tragetet kanë transportuar edhe 26.068 autovetura, ose 818 më shumë se sa në korrik të vitit 2018.Gjatë këtij muaji tragetet kanë shënuar 81 lundrime vajtje-ardhje gjithsej.

trag img_7943
trag img_7854
trag img_7910
trag img_7856_copy_1