APD/ Në përpunim tetë anije tregtare, në pritje pesë të tjera/ 08 prill 2021

Dy anije tregtare, përkatësisht me çimento dhe konteinerë, janë akostuar sot paradite në molin 4 dhe 6 të portit më të madh të vendit, ndërsa pas disa orësh pritet të akostohet edhe një anije tjetër me skrap.

Në Dispeçerinë e APD-së, mësohet se aktualisht në portin e Durrësit po përpunohen tetë anije me mallra të ndryshme, si qymyr, bërsi soje, çimento, ure’, flourit, konteinerë, etj, me një sasi të përgjithshme prej rreth 46 mijë tonë.

Në radën portuale ndodhen dy anije me 4,800 tonë mallra si makineri dhe qymyr, ndërsa gjatë 48 orëve të ardhshme pritet të mbërrijnë në port edhe pesë anije të tjera tregtare me rreth 16 mijë tonë melaminë, skrap, çimento, dhe hekur gjithsej.