Jahti “To Callisto” me 36 turistë gjermanë në bord, u ankorua të mërkurën në mëngjes në portin e Durrësit.
Burime nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, bënë të ditur se jahti – kroçerë me flamur dhe port regjistrimi në Panama ishte nisur një natë më parë nga porti i Dubrovnikut. Jahti me gjatësi 50 metra u ankorua në kalatën 4, e cila është destinuar nga APD për anijet turistike.
Sipas burimeve, turistët e huaj gjatë ditës kanë vizituar veç qendrave historike dhe arkeoogjike në Durrës, edhe qytetet e Tiranës dhe Krujës.
Në mbrëmje vonë jahti u nis drejt portit të Vlorës, si pjesë e një turi u bëjne pjesë edhe Corcula (Greqi), Kotorri (Mali I Zi) dhe Saranda.
Gjatë muajve tetor dhe nëntor në kalatat e portit më të madh të vendit do të ankorohen edhe kroçerat “Nautica”, “Sirena” dhe “Amera”.