Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona gjatë periudhës 16 dhjetor 2018 – 7 janar 2019 do të kryejnë rreth 30 lundrime shtesë për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve që do të mbërrijnë në vendin tonë për fstat e fundvitit.
Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë një traget më shumë në linjë, i cili do ti shtohet pesë trageteve të zakonshëm që lundrojnë në muajt me ngarkesë normale. Lundrimet shtesë janë parashikuar kryesisht në linjën Bari – Durrës e kthim, në të cilën lëviz numri më i madh i udhëtarëve dhe automjeteve.
Si çdo fundviti edhe në kapërcyellin e viteve 2018 – 2019 parashikohet një rritje e ndjeshme e numrit të udhëtarëve vendas që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt portit të Durrësit, për t’iu drejtuar më pas familjeve të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.