APD në renditjen vjetore të 200 kompanive më të mëdha shqiptare / 18 nëntor 2021

Në renditjen vjetore të Revistës Ekonomike “Monitor” ku analizohet performanca e 200 kompanive më të mëdha shqiptare për vitin ushtrimor 2020, Autoriteti Portual Durrës renditet në Nr. 135 sipas të ardhurave vjetore, duke u ngjitur me 60 vende në krahasim me vitin 2019.
Për sa i përket renditjes së kompanive në bazë të fitimit neto, pas auditimit të pavarur të pasqyrave tona financiare, APD ngjitet në vendin Nr. 38, plot 32 vende në krahasim me vitin 2019-të.
Kjo performancë financiare e bën APD të jetë kompania e dytë shtetërore me fitimet më të larta për vitin 2020, duke synuar një renditje edhe më të mirë për vitin 2021.
Të gjitha këto janë realizuar pa rritur tarifat e portit, madje shpesh herë duke i ardhur në ndihmë operatorëve portualë në kushtet e pandemisë.
Kjo performancë është prova më e mirë se vendimet e ndërmarra nga MIE/APD këto dy vite, sado të vështira, kanë qenë të domosdoshme dhe të drejta.
Kjo renditje na shton përgjegjësinë dhe përbën një shtysë për të vijuar me përulësi dhe dedikim punën e nisur me investimet në gatishmëri teknike, sisteme sigurie, burime njerëzore dhe përmirësimin e shërbimeve portuale në tërësi.
Renditja e revistës ekonomike “Monitor” për 200 kompanitë me fitime më të larta për vitin 2020 :

https://378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.co…

Renditja e revistës ekonomike “Monitor” për 200 kompanitë sipas qarkullimit vjetor 2019/2020:

https://www.monitor.al/revista/999/index.html
Renditja e revistës ekonomike “Monitor” për 200 kompanitë për vitin 2019:

https://www.monitor.al/200-kompanite-me-fitime-me-te…/