APD: në sheshin dhe kalatat e portit xhirohen disa nga skenat e filmit artistik “Balkan Blood”

Dy ditët e fundit pranë sheshit të kontejnerëve dhe në një nga kalatat e portit detar janë xhiruar skenat e fundit të filmit artistik “Balkan Blood”.

Filmi “Balkan Blood” është një bashkëpunim shqiptaro‐kinez, xhirimet e të cilit prej disa javësh janë realizuar në zonën periferike të Tiranës, në Petrelë, si dhe në Durrës, kryesisht në Vilën mbi Kodrën e qytetit.

Drejtoria Ekzekutive e APD ka lejuar zhvillimin e xhirimeve, gjatë të cilave nuk është penguar proçesi përpunues i anijeve dhe i mallrave në kalata.

Forcat e Sigurisë Portuale kanë marrë masat e nevojshme për të lehtësuar dhe siguruar punën e realizuesve të filmit si dhe të grupit të aktorëve.