APD/ Nga anija “Megan” po shkarkohen 10,430 t llamarinë tranzit me destinacion Kosovën/ 13 korrik 2020

Në Terminalin Perëndimor të portit ka nisur shkarkimii mbi 10 mijë ton llamarinë transit, me destinacion final Kosovën.

Anija “Megan me flamur turk dhe me gjatësi 139 metra u ankorua të hënën paradite në molin 5 të portit më të madh të vendit dhe skuadrat stivadore të mbështetura nga elektrovinçat filluan proçesin e shkarkimit.

Në Qendrën e Informacionit portual, mësohet se një grup automjetesh me targa të Kosovës ndodhen në sheshin e Terminalit dhe pritet të fillojnë po sot transportin e rrotativave të llamarinës drejt Prishtinës.

Që nga fillimi i këtij viti, në portin e Durrësit janë përpunuar 100,577 t mallra të ndryshme me destinacion Kosovën, mes të cilave 46 mijë t qymyr, si dhe llamarinë, hekur dhe xhama.