APD: ngarkohen për në Itali struktura metalike të prodhuara në vend

Në kalatën 5 të portit të Durrësit sot po përpunohet një anije tregtare, e cila do të transportojë drejt Italisë një ngarkesë të veçantë për eksport.

Nga burimet e Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual mësohet se, anija “Kledes Mary” ka nisur të ngarkohet paradite me 200 ton struktura metalike si oxhakë me filtra të veçantë, të cilat janë prodhuar në një nga ndërmarrjet e qytetit të Elbasanit.  

20 tubat specialë “made in Albania” do ti drejtohen portit të Trapanit në Siçili – thanë burimet nga Qendra e Informacionit në APD.  Sot paradite në portin më të madh të vendit po përpunohen edhe tre anije të tjera, dy nga të cilat me 12 mijë ton grurë dhe një tjetër me rreth 3100 ton plehra bujqësore.

img_0505
img_0502
img_0506
img_0515
img_0496