Një sasi prej 2,450 ton hekur që u shkarkua nga anijet në portin e Durrësit po i drejtohet me kamjonë Kosovës. Burime nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual, bëjnë të ditur se anija “NS Koralle” me 2,450 ton rrotativë hekuri u shkarkua në fillim të kësaj jave dhe e gjithë sasia e mallit tranzit i është drejtuar Kosovës.
Në total nga anija tregtare janë shkarkuar 1,203 rrotativë hekuri, bëhet e ditur nga burimet portuale. Grupe kamjonësh me targa Kosove po ngarkohen këto ditë në sheshet e Terminalit Perëndimor për të vijuar më pas udhëtimin nëpërmjet Rrugës së Kombit.
Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në dy nga Terminalet e portit të Durrësit janë përpunuar 140 mijë ton mallra importi me drejtim për në Kosovë.