APD/ NJOFTIM I RËNDËSISHËM/ 03 nëntor 2021

Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit me tragetin “AF MARINA” (Adria Ferries) se: sot është anuluar lundrimi, për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë krahun tjetër të Adriatikut. Trageti “AF MARINA” do të rinisë linjën ditën e premte, datë 5.11.2021 sipas grafikut normal të lundrimit.

Theksojmë se tragetet e tjerë të linjave Durrës-Bari, “Golden Bridge” dhe “Rigel VII”, do të vijojnë normalisht lundrimin mbrëmjen e sotme. Janë marrë masa që në këto tragete të mund të akomodohen dhe ata pasagjerë apo mjete që preken nga anullimi i “AF Marina”.

Në përputhje me detyrimet ligjore për të drejtat e pasagjerëve, kompania Adria Ferries njofton se pasagjerëve dhe mjeteve të cilët preken nga anullimi, do ti rimburësohet bileta 100%, ose do t’i shtyhet për një nisje tjeter, sipas dëshirës.

Ju ftojmë për më shumë detaje, të informoheni në faqen tonë zyrtare:

https://durresport.al/tragetetsot.php