APD/ Njoftim mbi situatën e motit dhe impaktin në veprimtarinë e Portit të Durrësit   Dt. 20.01.2022

Referuar parashikimeve për kushtet e motit në orët në vijim, kompanitë e lundrimeve që operojnë nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas, kanë bërë te ditur se:

  • Dy tragetet që kishin planifikuar lundrim mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë atë.
  • Edhe tragetet që operojnë nga Bari në Durrës nuk do të bëjën nisje mbrëmjen e sotme.
  • Po ashtu, trageti i linjës Durrës-Ankona, anulon lundrimin e parashikuar për ditën e sotme
  • Anulohet po ashtu edhe nisja e tragetit që ishte parashikuar të lundronte ditën e nesërme (dt. 21.01.2023) nga Ankona në drejtim të Porti të Durrësit

Në bazë të të dhënave nga Kapiteneria e Porti të Durrësit, parashikohet  se situata hidrometeorologjike për vendin tonë për datat 20-22 Janar 2023 do të jetë e përkeqësuar duke filluar nga pasditja e sotme, dt. 20.01.2023. Era do të jetë me drejtimin Jug-Perëndim në forcën 7bft deri 8bft dhe me shpejtësi mbi 25m/s , lartësia e dallgës do të arrijë deri në 4 metra.
 
Jemi duke monitoruar me përparësi situatën e krijuar për të garantuar mbarëvajtjen dhe përballimin me sukses të situatës.