APD/ Njoftim! Përmirësohen kushtet detare, në mbrëmje pritet nisja e dy trageteve drejt Barit, përpunimi vijon normalisht 06.02.2020

Pas pezullimit të përkohshëm të lundrimeve për më shumë se 24 orë, për shkak të motit, situata po shkon drejt normalizimit.

Lundrimet nga Porti i Durrësit në drejtim të Portit të Barit do të rinisin mbrëmjen e sotme.

Konkretisht:

Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari;

Trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari;

do të nisen drejt portit të Barit (Itali) rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bënë të ditur se tashmë situata e motit pranë portit të Barit po qetësohet.
Shpejtësia e erës po bie dhe kushtet detare janë në përmirësim – nënvizohet nga Qendra e Informacionit.
Tragetet “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që aktualisht ndodhen në një nga gjiret e mbrojtur detarë në veri të Barit pritet të afrohen në port sot në mesditë.
Ndërkaq, në Durrës situata ka qenë e qetë.
Në kalatat 4 dhe 6 të portit vazhdon përpunimi i dy anijeve me melaminë dhe me konteinerë.