APD/Njoftim! Vonesa në mbërritjen e trageteve në Portin e Durrësit, shkak era e fortë

Dy tragetet e linjës Bari – Durrës do të mbërrijnë në port sot pasdite – bën të ditur Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës.

Tragetet e linjës janë nisur sot paradite nga Bari, me rreth 8 orë vonesë, për shkak të erës së fortë në brigjet e Italisë Jugore.

Tragetet “Bari” dhe “AF Marina” pritet të hyjnë në portin e Durrësit sot rreth orës 15.00 – njofton Qendra e Informacionit, duke shtuar se dy tragetet e tjerë të linjës Durrës – Bari janë nisur mbrëmë sipas grafikut dhe tashmë janë akostuar në portin italian.