34 nxënës të klasave të 5-ta në një nga shkollat e qytetit kanë vizituar sot paradite Terminalin Perëndimor të portit të Durrësit, si dhe portin e peshkimit. Së bashku me mësuesit shoqërues nxënësit e vegjël kërkuan të dijnë më shumë për portin në kuadër të orës mësimore “Të njohim vendlindjen”.
Specialistët e Sektorit të Promocionit dhe ata të Forcës së Sigurisë Portuale shoqëruan fëmijët dhe u folën ve[anërisht mbi veprimtarinë dhe funksionet e portit më të madh të vendit.
Nxënësit e shkollës “Migjeni” nuk janë të parët që vizitojnë territorin portual. Gjatë kësaj periudhe në port kanë zhvilluar vizita nxënës të Liceut artistik “Jordan Misja” të Tiranës, nxënës nga shkollat 9-vjecare të Fushë Krujës, ndërsa nuk kanë munguar vizitat e nxënësve dhe studentëve nga Durrësi, si dhe të atyre nga qytete të ndryshme të Kosovës.