Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z.Agron Tare, ka pritur në takim një delgacion të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, shoqëruar dhe nga përfaqë sues të misionit ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal) . Kreu i APD-së, z.Tare, i njohu të pranishmit me situatën e sigurisë në portin më të madh të vendit, si dhe për masat e marra në bashkëpunim me të gjithë institucionet që operojnë në hapësirën portuale. Pas takimit në ambientet e APD-së, delegacioni dhe përfaqësuesit e ICITAP zhvilluan vizitë edhe në Terminalin e Trageteve