APD : Përfaqësuesit e misionit ICITAP vizitë në portin e Durrësit – 11 Shtator 2019
Kreu i Autoritetit Portual Durrës , z . Agron Tare, paraditen e së mërkurës priti në takim përfaqësues të K o mandës Europiane të Departamentit të Mbro j t j es së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (EUCOM) dhe përfaq ë sues të ICITAP (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal). Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja dhe kuptimi sa më i mirë i veprimtarive që lidhen me sigurinë dhe kufirin në territorin e portit. Z. Tare i njohu të pranishmit me situatën e sigurisë në portin më të madh të vendit, si dhe për masat e marra në bashkëpunim me të gjithë institucionet që operojnë në hapësirën portuale. Ky del e gacion përfaqësohej në rang oficerësh ndërlidhës të EUCOM dhe të ICITAP. Pas takimit në ambientet e APD-së të pranishmit u njohën me edhe me veprimtarinë që kryhet në Sallën Operative të FSPD. Në fund oficerët e ndërlidhjes së ICITAP zhvilluan një vizitë edhe në Terminalin e Trageteve.