Në vijim të bashkëpunimit të Portit të Durrësit me një ndër projektet më të rëndësishme në vendin tonë, Trans Adriatic Pipeline(TAP), mesditën e sotme është zhvilluar një takim pune mes përfaqësuesve të këtij projekti dhe drejtusëve të Autoritetit Portual Durrës.
Të pranishëm në takim ishin z.Luca Edallo, Menaxher Logjistik i Projektit TAP, Ing. Maurizio Balsamo, Zëvendës menaxher, ndërsa u pritën nga dy zëvendës drejtorët e Autoritetit Portual Durrës, znj.Sonila Toska dhe z. Petrit Çerçizi
Përfaqësuesit e TAP prezantuan vijimësinë e projektit TAP, punimet e të cilit aktualisht po përparojnë më tej në fazën e ndërtimit të tubacionit, ku gjurma përmes Detit Adriatik do jetë rreth 105 km e gjatë dhe do të shtrihet në shtratin e detit nga bregu shqiptar deri në atë italian.
Mikpritësit sqaruan kapacitetet e portit, favorizuar dhe nga pozicioni strategjiki tij, si dhe rolin e rëndësishëm të thellimit të basenit dhe kanalit hyrës .