APD/ Performanca 7- mujore e Terminalit Perëndimor/19 gusht 2020

18% mallra më shumë të përpunuara se në 2019-ën

157 anije tregtare të përpunuara, me 484,589 t mallra

Afro gjysma e anijeve të transportit, të cilat u akostuan në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-korrik 2020 janë përpunuar në Terminalin Perëndimor, siç njihet ndryshe Terminali i Mallrave Gjenerale.

Gjatë periudhës 7-mujore në këtë Terminal që administrohet nga APD janë përpunuar 484,589 t mallra, ose 18 % më shumë se sa në janar-korrikun e vitit 2019.

Nga të dhënat e përpunuara në sektorin e Statistikave, mësohet se nga moli 1 deri në molin 5 të këtij Terminali janë akostuar 157 anije.

Ndër mallrat e përpunuar në këtë Terminal janë: paleta, rrotativa llamarine, xhama, bersi soje, grurë, ure, melaminë, etj.