APD/ Përpunimi javor dhe në pritje në Portin e Durrësit/ 29 janar 2021

Tre anije me mallra të ndryshme, vazhdojnë të përpunohen në Terminalet e portit të Durrësit, ndërsa, që nga fillimi i kësaj jave ka përfunduar edhe përpunimi i pesë anijeve të tjera me mallra si grurë, konteinerë, çimento, paleta ushqimore, dhe DAP për bujqësinë. Gjatë ditëve të ardhshme në portin më të madh të vendit, priten 8 anije të tjera me mallra, një nga të cilat ka mbërritur në radën portuale.

Nga Dispeçeria e përgjithshme e portit, mësohet se sot në anijen “Contship Eco” po përpunohen 291 konteinerë; në molin 2 nga anija “Abo Alyssa” po shkarkohen 3,380 tonë DAP për bujqësinë dhe në molin 4 vijon përpunimi i 725 tonë mallra ushqimore me paleta nga anija “Frojdi II”.

I njejti burim, bën me dije se që nga fillimi i javës në Terminalin e konteinerëve janë përpunuar 3 anije me 1,769 konteinerë TEU gjithsej. Po ashtu ka përfunduar edhe përpunimi i anijeve “Semion Morozov” me 3,095 tonë grurë dhe “Mozvik” me 2,002 tonë çimento.

Sipas Dispeçerisë portuale, një anije me konteinerë ka mbërritur tashmë në radë, ndërsa shtate të tjera parashikohet të ankorohen gjatë ditëve në vazhdim.

Katër prej tyre do të shkarkojnë rreth 17,060 tonë mallra si qymyr, arka me xhama, lidhje hekuri dhe konteinerë. Tre anije të tjera do të ngarkohen me mallra eksporti të prodhuara në vendin tonë përkatësisht 4,500 tonë çimento, 1,400 tonë koncentrat bakri dhe 150 tonë konstruksione metalike.

DCIM\100MEDIA\DJI_0388.JPG