APD: Përpunohen 13 përqind mallra më shumë se janar-korriku 2018

Rreth 2,4 milion ton mallra të ndryshme janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.

Shifra është 13 përqind më e lartë se sa volumi i mallrave të përpunuar në të njejtën periudhë të vitit të kaluar, bëhet e ditur nga Sektori i Statistikave në APD.

Gjatë 7 muajve të parë të këtij viti nga anijet dhe tragetet e akostuara në Durrës janë përpunuar 273 mijë ton më shumë se sa në periudhën janar-korrik 2018.

Vetëm nga anijet tregtare janë përpunuar 1,851 mijë ton mallra, me një rritje prej 15 përqind krahasuar me janar-korrikun e vitit të kaluar, ndërsa nga tragetet janë përpunuar 547 mijë ton mallra, ose 5 përqind më shumë.

img_6586
img_6551
img_6589
20