APD: Përpunohen 6 anije me 36 mijë ton mallra në dy Terminale

Në kalatat e Terminalit Lindor ka përfunduar natën e kaluar shkarkimi i anijes “Mohac” me 14.610 ton qymyr, ndërsa në port vijon përpunimi i pesë anijeve të tjera.

Në Terminalin e Mallrave Gjenerale, (Terminali Perëndimor) sot po shkarkohen 3 anije me mbi 12.400 ton sojë, grurë, nitrat dhe pleh bujqësor Dap.

Në Terminalin Lindor vijon shkarkimi i anijes “Atlas Wind” me 5.050 ton qymyr. Ndërkaq, në të njejtin Terminal anija “Golden Bay” ka nisur të ngarkohet me 4.100 ton çimento për eksport.

Gjatë ditës pritet të mbërrijnë në radën portuale edhe dy anije të tjera me grurë dhe me melaminë.