Në të katërt Terminalet e Portit më të madh të vendit vijon pandërprerë përpunimi i mallrave nga anijet tregtare.
Që nga fillimi i kësaj jave, janë përpunuar 9387 tonë mallra nga 6 anije. Anija “AK Hamza”, “Explorer”,“Azov”, “Varnava” dhe “Kota”, janë disa nga anijet të cilat kanë importuar/ eksportuar mallra të llojit: berse soje, skrap, superfosfat, makineri, etj..
Në Terminalin e konteinerëve kanë mbërritur anijet; “ Steen” dhe “Dance”të cilat kanë shkarkuar/ ngarkuar rreth 587 copë konteinerë.
Në pritje gjatë ditës së sotme ndodhen 3 anije tregtare, përkatësisht: “Kota Bintang”, “MSB-1” dhe “15 Temmuz”, nga të cilat priten 8380 tonë mall të llojit rifuxho dhe makineri.