APD/Përpunohen më shumë se 120 mijë kontejnerë në 10 muaj

Më shumë se 120 mijë TEU (njësi kontejnerike) janë përpunuar gjatë periudhës 10-mujore të këtij viti në portin e Durrësit.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës mësohet se diferenca pozitive me të njejtën periudhë të vitit 2018 është 9,617 TEU më e lartë.

Në Terminalin e Kontejnerëve gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti janë përpunuar 161 anije të specializuara me mbi 1,4 milion ton mallra të ndryshme në kontejnerë gjithsej.

Numri i kontejnerëve TEU në hyrje dhe në dalje nga porti i Durrësit është thuajse i njëjtë, përkatësisht mbi 60 mijë TEU në import dhe eksport – thanë burimet e Autoritetit Portual.

Numri më i madh i kontejnerëve TEU në një muaj është përpunuar në mars, qeshor dhe korrik të këtij viti, mbi 14 mijë kontejnerë në çdo muaj .