APD/ Personeli i Forcës së Sigurisë Portuale,trajnim dy ditor nga Ambasada Franceze/ 22 dhjetor 2020

Personeli i Forcës së Sigurisë së Portit Durrës, ka nisur sot një trajnim 2-ditor të organizuar nga Autoriteti Portual në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Tiranë.

Gjatë trajnimit, i cili po zhvillohet në sallën e konferencave të APD-së, po trajtohen tema të ndryshme mbi sigurinë portuale.

Modernizimi i Forcës së Sigurisë Portuale, si dhe përfitimi i ekspertizës më të mirë në parandalimin e paligjshmërisë, është një ndër pikat kyçe që do diskutohen në trajnim.

Trajnimi ka nisur mëngjesin e sotëm dhe ndodhen rreth 12 punonjës sigurie të cilët po marrin informacionet e duhura mbi paligjshmërinë dhe sigurinë portuale.

Takimi po zhvillohet nën zbatimin e të gjitha masve parandaluese të COVID- 19, sipas rregullave të përcaktuara nga OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë.